Në TV Dukagjini është shfaqur sonte dokumentari “Haraçi Turk”, ku tregohet për fitimet milionëshe të kompanisë KEDS nga qytetarët e varfër të Kosovës.
Në dokumentarin, prodhim i Gazetës Express, jepen pasqyrat e plota të fitimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) prej themelimit e deri më sot.
Elektro-distrubuimi i Kosovës iu ishte shitur për vetëm 26 milionë euro turqve, kurse fitimet e tyre për tri vjet kapin shifrën e 100 milionë eurove.