“KEDS-i po i fsheh dështimet prapa blloqeve të KEK-ut”

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 12:58 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi akuzon kompaninë për shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) se vazhdon t’i mbulojë dështimet e veta duke u fshehur prapa blloqeve të KEK-ut.

“Edhe pse KEK-u ka informuar furnizuesin publik KEDS/KESCO se bëhet fjalë për një devijim të shkurtër, si gjithmonë edhe kësaj radhe, furnizuesi publik KEDS/KESCO në mungesë të energjisë elektrike dhe në pamundësi të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike sipas përgjegjësisë që mban karshi tyre, thirret  dhe raporton në emër të KEK-ut, pa pasur autorizim për këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet në njoftimin e KEK-ut, me apo pa vetëdije KEDS-i po zbeh të arriturat e KEK-ut dhe po i demotivon punëtorët të cilët po bëjnë të pamundurën për t’i mbajtur termocentralet në operim edhe në këto temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

“Blloku A-4 , ashtu si është njoftuar furnizuesi publik KEDS/KESCO  ka pas një devijim të shkurtër, mirëpo me angazhimin maksimal të ekipeve të KEK-ut është në operim dhe po prodhon sipas planit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme