Kejvina Kthella shfaqet me veshje glamuroze nga Kështjella e Rozafës

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Një gjë e tillë vjen për shkak të bukurisë së saj, përfshirë edhe sharmit që ajo shfaq përmes pozave të shumta.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur 722 mijë ndjekësit e saj.

Kejvina u pa me një fustan plot shkëlqim, përmes së cilit pati rastin të paraqes tiparet e bujshme trupore.

Për të kompletuar paraqitjen, modelja kishte vënë një palë vathë të mëdhenj, që kombinoheshin me fustanin.

Fotosesioni i mrekullueshëm i bukuroshes ishte realizuar në Kështjellën e Rozafës, teksa mbrapa saj vërehej pamja unike.

Të ngjashme