KEK: Bordi dhe menaxhmenti nuk kanë marrë pagën e 13-të

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 15:12 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me artikullin e botuar në media me titull “Bordi dhe menaxhmenti I KEK-ut morën pagën e 13-të jashtë ligjshëm” është plotësisht i pa vërtetë.

Në reagim theksohet se në këtë artikull deklarohet rrejshëm kinse vet KEK-u ka pranuar se disa zyrtarë të menaxhmentit që kanë kontrata individuale kanë marrë pagën e 13-të.

“Përndryshe, KEK-u ka deklaruar se: ‘Të gjithë punonjësit e KEK-ut duke përfshirë edhe zyrtarët e lartë nuk kanë marrë pagë shtesë, përveç atyre të parapara me kontrata individuale’ pra, të gjithë punonjësit e KEK-ut kanë kontrata individuale”, thuhet në reagim.

“Si rrjedhojë, KEK-u është në proces të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 dhe pa përfunduar ky proces as nuk mund të diskutohet asnjë shtesë as për menaxhmentin as për punëtorët e KEK-ut. Prandaj, pas publikimit te pasqyrave financiare, duke u bazuar ne ligjet në fuqi,  Bordi ka aprovuar një shpërblim për të gjithë punëtorët e vet si shpërblim për ballafaqim të suksesshëm me vështirësitë dhe tejkalimin e situatës se jashtëzakonshme , me temperatura ekstreme, gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në reagim.

Me tej theksohet se secili nga të apostrofuarit është i gatshëm që të bëjë publike llogaritë bankare para institucioneve relevante edhe pse shumica prej tyre e bëjnë këtë për çdo vit në bazë të ligjit.

“Në këtë dezinformatë janë etiketuar padrejtësisht edhe zyrtarët e KEK-ut, të cilët do të kërkojnë llogari ligjore për denigrimin personal që iu është bërë padrejtësisht në këtë artikull”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme