Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur nga 1 qershori 2025 furnizimin e përkohshëm të konsumatorëve si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), në bazë të vendimit të ZRRE-së. Ky furnizim do të zgjasë deri më 30 korrik 2025. Pas kësaj date, konsumatorët që nuk kanë nënshkruar kontratë me një furnizues të licencuar do të […]
KEK fillon furnizimin si Furnizues i Mundësisë së Fundit – konsumatorët kanë afat deri më 30 korrik për të zgjedhur furnizues të ri

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur nga 1 qershori 2025 furnizimin e përkohshëm të konsumatorëve si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), në bazë të vendimit të ZRRE-së. Ky furnizim do të zgjasë deri më 30 korrik 2025.
Pas kësaj date, konsumatorët që nuk kanë nënshkruar kontratë me një furnizues të licencuar do të mbesin pa energji elektrike. KEK i bën thirrje qytetarëve të zgjedhin një furnizues të ri sa më parë për të shmangur ndërprerjen e shërbimit.
Lista e furnizuesve të licencuar gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org











