KEK-u siguron kontingjent me masat mbrojtëse për punëtorët kundër Coronavirusit

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka paisur sifuruar një kontigjent për masa mbrojtëse kundër Coronairusit për punëtorët e saj, siq janë maskat, dorëzat dhe alkool higjenik.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i KEK-ut Njazi Thaçi I cili i ka falenderuar punëtorët për punën dhe u ka bërë thirrje që të rrespektojnë rregullat për mbrojtëse ndaj kësaj pandemie botërore e cila ka prekur edhe Kosovëm.

“Ju njoftoj se sot është siguruar edhe një kontingjent me maska, dorëza dhe alkool higjenik.

Ju kërkojmë falje qe deri me tani nuk kemi pasur mjaftueshëm për të gjithë punëtorët, por kjo ka qenë për shkak të pamundësisë qe të sigurojmë sasi me shumicë si pasoj e mungesës në treg. Sa kemi pasur mundësi deri me tani kemi siguruar duke blerë me pakicë.

Ky kontingjent qe ka arritur tani nuk është i mjaftueshëm për përudha afatgjate por janë të mjaftueshme përdisa ditët e ardhshme.

Gjatë kësaj kohë do bëjmë përpjekje qe të sigurojmë edhe sasi të tjera në mënyrë qe të kujdesemi dhe sigurojmë mbrojtje maksimale për parandalimin e prekjes nga korona virusi.

Po ashtu, ju bëjë thirrje për disiplinë dhe përkushtim maksimal në respektimin e rregullave për mbrojtje nga kjo epidemi.

Jem krenar me të gjithë ju qe me punë dhe përkushtim maksimal po i arrimë objektivat pavarësisht situates”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme