Në vazhdën përkrahjes së vazhdueshme për komunitetin dhe institucionet e vendit, kësaj radhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është realizuar transporti i tre vagonëve të cilët si për nga pasha po ashtu edhe nga madhësia janë të posaçëm dhe është mjaftë e vështirë për t’i transportuar.
Pavarësisht kësaj, falë përvojës dhe vullnetit të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke përdorur makineri të rënda për ngarkimin/shkarkimin e këtyre vagonëve, kanë realizuar me sukses transportin e tyre nga Stacioni Hekurudhor, Bardh i Madh në destinacion të kazermës së FSK-së në Pomozotin.
Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në.