Kelani: Policisë do t’i shtohen edhe 450 kadetë

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 12:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka thënë se nga data 12 prill policisë do t’i shtohen edhe 450 kadetë të cilët do ta ndjekin shkollimin në Akademinë për Siguri Publike, raporton Ekonomia Online.

Pas prezantimit të raportit mbi gjendjen e trafikut rrugor, Kelani tha se varësisht edhe nga nevojat të tjera operacionale organet e rendit do të shpallin sërish konkurse për të plotësuar vendet e lira.

Ai theksoi se kontratat do të nënshkruhen më 6 dhe 7 prill.

“Dje e kemi bërë listën publike, sa i përket konkursit për kadetë që synojnë të shkojnë në akademi. 370 kandidatë të cilët kanë qenë në listë të pritjes për gjeneratën e 57-të, tash janë në pritje që të bëhen gjenerata e 58-të me radhë. Pritet që 450 kadetë të fillojnë më 12 prill”.

“Në bazë të vlerësimeve dhe nevojave policore, pritet që Policia të hapë prapë konkurs për të cilin do të njoftoheni me kohë”.

‘Nga nesër, me datë 6 dhe 7, pritet që nga lista të cilën e kemi publikuar dje të vijnë policët ta nënshkruajnë kontratën, të cilën edhe ju si media mund ta shihni nga afër”, tha Kelani.

Ndërsa, ai shtoi se do të punojnë edhe më shumë për vetëdijësimin e qytetarëve, përkundër faktit se aktivitetet kanë pasur rezultate pozitive, nuk janë ende të kënaqur.

“Fatmirësisht aktivitetet e policisë, fushatat e ndryshme tregojnë një rezultat, mirëpo ne nuk jemi të kënaqur. Vazhdimisht tentojmë që ta ngrisim vetëdijen”.

Të ngjashme