Kelmendi çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka çmuar lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani i cili ka udhëhequr një ndër betejat më të lavdishme të Kosovës.

Përmes facebook, ai ka thënë se Ramadani, ishte strateg ushtarak që rrënoi kufirin dhe bashkoi Kosovën e Shqipërinë, njofton Klan Kosova.

”I shkolluar dhe i zgjuar, strateg ushtarak, guximtar dhe atdhetar, frikë dhe ankth për armikun, krenari për Kosovën,
udhëhoqe një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë – Kosharen, lutemi për ty, nuk do të harrojmë kurrë,
ti që rrënove kufi dhe bashkove Kosovë-Shqipëri,

Komandanti ynë i dashur dhe i paharruar,

Agim Ramadani”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme