Kelmendi për katër medaljet në Evropian: Nuk jam habitur, rezultatet që po i korrim nuk janë të rastësishme

RIO DE JANEIRO, BRAZIL - AUGUST 07: Majlinda Kelmendi of Kosovo (blue) celebrates winning the gold medal against Odette Giuffrida of Italy during the Women’s -52kg gold medal final on Day 2 of the Rio 2016 Olympic Games at Carioca Arena 2 on August 7, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Prishtinë | 06 Nën 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi ka deklaruar se nuk është befasuar me katër medaljet në Kampionatin Evropian që u mbajt në Montpellier të Francës.

“Nuk jam habitur aspak, kemi qenë në aeroport duke shkuar në Francë, Toni më tha ‘do t’i fitojmë bile dy medalje’, i thash që dy i kemi sigurt kështu me prit ma shumë. Realisht Laura dhe Distria sidomos e ka pasë medaljen e artë në xhep, në xhudo një gabim i vogël të kushton”, ka thënë Kelmendi e ftuar në Sports Show në Klan Kosova.

“Duke parë punën e të gjitha garuesve sigurisht që kam besim jo vetëm në këtë garë por në të gjitha garat, vazhdimësia e sukseseve tona po e dëshmon që atë që bëjmë punë serioze nuk ndalëm asnjëherë, nëse nuk je punëtor, nuk mundesh me qëndru aty. Rezultatet që po i korrim nuk janë të rastësishme”.

Të ngjashme