Kelmendi për vizitën e Kurtit në Veri: Policët që i ke sulmuar, dje të mbrojtën

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka komentuar vizitën e djeshme të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut.

Kelmendi duke iu drejtuar Kurtit tha se të njëjtit policë që lideri i VV-së i ka sulmuar, ata e mbrojtën gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut.

“E njëjta polici që ti e sulmove në Prishtinë para disa viteve, e njëjta polici dje të mbrojti në veri nga serbët. Bashkimi me Shqipërinë është ëndërr e çdo shqiptari, por nuk është lojë fushate, dhe “mashtrim pazari”. Mos luaj me ndjenja kombëtare, kur pranë vetës ke një ud-presidente e cila ia fali 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi ” për pak pare””, ka shkruar Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme