Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan. Aty, një këmbësor është goditur nga një motoçikletë me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai u dërgua për trajtim në QKUK. Nga ky institucion kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij. U bë e ditur se gjendje e tij është kritike për jetën.
“Dje e kemi pranuar një pacientë që ka ardhur pas lëndimeve që i ka pësuar nga një aksident që ka ndodhur në Lipjan. Mbrëmë atij i është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi”, thanë nga QKUK-ja për Klankosova.tv
“Pacienti në fjalë ka lëndime serioze në kokë. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rënduar, deri në kritike për jetën. Po vazhdon të jetë i monitoruar me aparate dhe po mbahet i fjetur me barëra”.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar drejtuesin e motoçikletës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.