Shumica e njerëzve kur shkojnë në stadium vishen thjeshtë dhe sportivë. Ndryshe veprojnë yjet botëtorë pasi edhe në vende të tilla, vishen veçantë nga të tjerët. Kendall Jenner është e radhës.
Supermodelja ka shkuar në stadium për të parë një ndeshje basketbolli. Kjo në fakt nuk është është një ndeshje e zakonshme për Jenner, pasi luan i dashuri i saj, Blake Griffin.
Por do pyesni veten, çfarë kishte veshur Kendall në stadium teska shikonte një ndeshje basketbolli? Supermodelja ishte veshur thjeshtë deri tek këpucët.
Kendall kishte zgjedhur një palë pantallona xhins të kombinuar me një golf të bardhë. E veçanta e veshjes ishin çizmet Saint Laurent që kushtojnë plot 10, 000 dollarë.
Kendall njësoj si e motra, Kim-duken të fiksuara pas këtyre çzimeve pasi kjo nuk është hera e parë që e shohim supermodelen me këto çizme. Gjithsesi i thonë, 10,000 dollarë kështu që duhet patjetër të bien sa më shumë në sy…