Këngëtari i famshëm italian, Mahmood do të performojë në Festivalin e RTSh-së në Shqipëri

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Festivali i Këngës në Radio Televisionin Shqiptar këtë vit ka bërë ndryshimet të shumta.

Prezantuesja Alketa Vejsiu dhe producentja Vera Grabocka, janë ato të cilat e kanë marrë përsipër realizimin e festivalit këtë vit, i cili duket se pas kaq shumë vitesh do të pësojë ndryshime të shumta.

Përveç interesimit të emrave të njohur shqiptarë për të marrë pjesë, këtë edicion befasi do të ketë edhe me të ftuarit specialë që do të këndojnë në natën finale.

Një nga të përzgjedhurit është artisti i famshëm italian Mahmood, i cili përfaqësoi Italinë sivjet në “Eurovision”.

Mahmood, emri i vërtetë i të cilit është Alessandro Mahmoud, është 27 vjeçar i cili është lindur e rritur në Itali, por prejardhja e tij e vërtetë është nga Egjipti.

Këtë vit, ai u rendit i dyti në “Eurovision” duke përfaqësuar shtetin e tij me këngën “Soldi”, e cila pati një impakt shumë të madh te publiku duke përçuar mesazhin “Paratë nuk mund ta blejnë jetën tënde”.

Mahmood ka qenë shumë i përfolur këtë vit, pasi ai është myslimani i parë që ka fituar festivalin e Sanremos, që më pas i siguroi biletën drejt Eurovisionit.

“Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”, është shprehur këngëtari, transmeton telegrafi.

Organizatoret e Festivalit të RTSh-së kanë konfirmuar ditë më parë, se Mahmood do të jetë prezent në Shqipëri më 22 dhjetor, për të performuar në natën finale të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme