Këngëtari që performonte në diskotekën në Koçan, në gjendje të rëndë me oksigjen

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi DNA, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë dhe ndodhet në mbështetje oksigjeni, kanë informuar familjarë të artistit.

Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë.

Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 51 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Të ngjashme