Këngëtari shqiptar uron Elvana Gjatën në mes të koncertit të tij

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 18:24 | Nga

Miqtë e Elvanës kanë mundësi ta urojnë live këngëtaren në koncertin që ajo do të mbajë me një grup të ftuarish të përzgjedhur. Megjithatë, ndonjë si Ermal Mamaqi e ka uruar edhe publikisht përmes Instagramit. Dihet që ata kanë një marrëdhënie të ngushtë miqësore, tashmë, por surprizë është një urim tjetër, nga një tjetër artist.

Mediat shkruajnë që Mc Kresha, i cili ka realizuar edhe një bashkëpunim me Gjatën, në mesnatë, i ka kënduar këngën e urimit, teksa ishte duke interpretuar në një koncert.

Më pas, reperi ka interpretuar këngën e tyre, “1990”.

Këngëtarja sot mbush 31 vjeç dhe do e festojë mes miqsh në një darkë që do të mbahet në një nga hotelet e Tiranës, ku do të prezantojë edhe krijimet e reja muzikore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme