Keqpërdorimi i ambasadave për fushata politike: Tradhti ndaj parimeve të Qeverisjes së Mirë

Prishtinë | 09 Nën 2024 | 20:57 | Nga Shenoll Muharremi

A po abuzohen ambasadave e Rebublikës së Kosovës nga qeveria për fushatë elektorale partiake? Nuk ka asnjë hamendje që shfrytëzimi i shërbimit dhe infrastrukturës diplomatike të Kosovës për nevoja partiake dhe elektorale është abuzim. Asnjë parti nuk duhet me e përdorë infrastrukturën publike për interesa të ngushta partiake. Ndoshta asnjëherë më parë gjatë historisë së re të Kosovës në këtë mënyrë kaq haptas me arrogancë nuk është keqpërdorur për zgjedhje infrastruktura diplomatike.

Situatën e bën edhe më të vështirë fakti kur një person si Albin Kurti i cili ka ardhë në pushtet dhe e ka kërkuar votën tonë për qeverisje të mirë abuzon me sistem personalisht. Sikurse dikush sistemi i vjetër të e kishte bërë, ndoshta kishte me qenë më normale. Por kur e bënë porotagonisti kryesor i narrativit që paraja dhe infrastruktura publike nuk duhet me u abuzu nga politikanët, situata bëhet e vështirë.

Interesant sesi Kurti kryesisht e (keq)përdorë pozitën kryesisht kur ato i organizon ministrja e jashtme. Disa takime që i forti i LVV-së Mefi i zhvilloj jashtë vendit, ambasadat nuk keqpëdoreshin. E arsyetimi i ministër së jashtme që ‘të tjerët kanë abuzuar gjithashtu’ është bizar.

Kjo parti e guximshme, ose ish parti se tashm janë shkrirë në LVV, pjesëtarët e saj, janë shëndruar në abuzues të pamëshirshëm të pushtetit dhe institucioneve publike . Jo vetëm ambasadat, por edhe kontratat për lobim dhe së fundmi punësimet dhe ‘rahatimet’ e bashkëpartiakëve po i bëjnë me shumë devotshmëri dhe pa asnjë hezitim apo hamendje që po abuzojnë me sistem dhe pushtet.

Kjo, sidomos kur dihet që po bëhet nën drejtimin e qeverisë nga Kurti, është e tmerrshme, sidomos për votuesit e tij të cilët ndihen të tradhëtuar nga parimet bazë të qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe respektit ndaj tataimpaguesëve që janë më të varfërit në rajon dhe Europë.

Ndoshta LVV dhe Kurti nuk e kanë të qartë, por jo vetëm që institucionet, asetet, personeli dhe infrastruktura publike nuk duhet të përdoret për fushatë partiake, por as koha e tyre kur bëjnë fushatë nuk duhet të korespodoj me orarin e tyre të punë kur ata paguhen të punojnë dhe shërbejnë për qytetarët e jo të punojnë për intersat e tyre të ngushta partiake.

E çka do të thotë Kurti në fushatë kur përmenden këto raste? Ai nuk mundet me zhvillu fushatën gjithë kohën jashtë vendit sikurse po bënë tani. Kur të kthehet dhe ballafaqohet me popullin, ai do të ketë vështirë të thotë unë jam këtu që të ruaj paranë dhe institucionet publike. E kur të mbetet pa armën kryesore të tijën, lufta kurndër abuzimeve, cka do të i mbetet atij për të premtuar? Jo shumë.

Kështuqë, strategjia politike e partive nuk duhet të jetë pak afatshkurtëre dhe e verbër. Lakmitare ku për disa vota më shumë i tradhëtojnë jo vetëm votuesit por edhe idealet e tyre afatgjate. Kjo ndoshta pritet prej outsiderëve sikur ministrja e jashtme e cila nuk do të jetë më ministre me shumë gjasë. Por nga Kurti, i cili ishte një nga shpesat kryesore të vendit dhe mori 50% përkrahje, kjo është e papranueshme dhe patolerueshme. Ai mbese do i fitoj disa vota më shumë, por kështu po e humbase fytyrën dhe gjithcka për cka ka qëndruar gjatë.

Të ngjashme