Dy qytetar të Vushtrrisë janë fjalosur për shkak të shfrytëzimit të një rruge. Madje njëri nga ta ka tentuar që t’i rregulloj gjërat me anë të kanosjes duke shtënë me armë zjarri.
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin mashkull k/shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull k/shqiptar rreth shfrytëzimit të një rruge ka kanosur verbalisht atë dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Nga i dyshuari, Policia ka konfiskuar një armë gjysmë automatike dhe 20 fishekë 5.7 mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme.