Kërcënohet në Graçanicë punëtori i KEDS-it

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 9 shtator në fshatin Batush të Graçanicës rreth orës 12 të mesditës, i dyshuari mashkull K-Serb ka sulmuar mashkullin K-Shqiptar zyrtar i KEDS-it.

Ankuesi ka raportuar se gjatë orarit të punës ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Serb për të lexuar njehësorin e rrymës elektrike, ku i njëjti e ka penguar dhe e ka kanosur.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme