Kërcënon Rusia: Do rrëzojmë të gjithë aeroplanët që fluturojnë mbi Siri

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 13:46 | Nga

Pasi Amerika rrëzoi një avion luftarak sirian, aleati kryesor i diktatorit Bashar al Assad, Presidenti rus Vladimir Putin, vendosi të ndërpriste të gjithë bashkëpunimet ushtarake me SHBA-në.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të rrëzoje çdo object fluturues mbi Siri, në zonat e ku veprojnë forcat e saj ajrore, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse.

Ministria njoftoi gjithashtu se po ndalon bashkëpunimin me homologët e saj amerikanë në kuadër të Memorandumit për Parandalimin e Incidenteve dhe Sigurisë Ajrore në Siri.

Ushtria amerikane nuk e përdori kanalin e saj të komunikimit me Rusinë përpara rrëzimit të avionit luftarak të qeverisë siriane, citohet të ketë thënë ministria.

Avioni sirian u rrëzua nga koalicioni që po lufton kundër ISIS-it, i udhëhequr nga ushtria amerikane.

Është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga Amerika rrëzon një avion sirian.

Lideri sirian, Bashar al Assad, e dënoi aktin duke e quajtur një “sulm flagrant” që do të kishte “pasoja të rrezikshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme