Policia njofton se ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore, në prezencën e policisë ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë vëllnë e tij me një mjet të fortë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën në Drenas në ora 08:40.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.