Kërkesa e Prokurorisë për babin e dyshuar se mbyti djalin e tij

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 12:59 | Nga

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar paraburgim për Gani Bernjashin, babi i 14 vjeçarit i cili u mbyt nga dhuna e tepërt e babit të tij.

Kallxo.com ka kontaktuar zëdhënësin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra i cili tha se vendimi pritet të merret shumë shpejt.

“Zyrtarisht mund të ju them se kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjilanit është për caktim të paraburgimit. Seanca është mbajtur dhe pritet shumë shpejt të përpilohet vendimi”, tha Shkodra.

Kallxo.com ka siguruar kërkesën e prokurorisë drejtuar Gjykatës në lidhje me masën e paraburgimit.

Në kërkese sipas arsyetimit thuhet se i njëjti nuk mund të mbrohet në liri për këto arsye:

“Pas vlerësimit të të gjitha shkresave nga kallëzimi penal, konsideroj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të parashikuara në nenin 187. Arsyeja e parë qëndron në faktin se ekzistoj frika e bazuar se po që se i njëjti do mbrohet bë liri mund ti qaset arratisë për ti ikur përgjegjësisë penale përkatësisht, sanksionit penal para së cilës eventualisht mund të ndodhet meqë kemi të bëjmë me një vepër penale shumë të rëndë, për të cilën është i paraparë dënim mjaft i lartë dhe në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Më tej në kërkesën thuhet se “Arsyeja dytë, qëndron se ekziston frika e bazuar se po që se i njëjti do të mbrohet bë liri mund të pengoj rrjedhën normalë të hetimeve duke i fshehur faktet provat, e veçmas mund të ndikoj në dëshmitarët (familjarët e tij), arsyeja e tretë qëndron në peshën e veprës penale të kryer meqë kemi të vejmë me një vrasje të cilësuar të rëndë si dhe duke marrë parasysh rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe karakteristikat personale të kryerësit meqë i njëjti para disa viteve është dënuar dhe ka mbajtur dënimin prej 9 viteve me burg për veprën penale të dhunimit të një të miture- fëmijë, ashtu qe me mbrojtjen në liri i njëjti edhe mund të përsëris kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale”, thuhet në arsyetimin e kërkesës se Prokurorisë.

Të ngjashme