“Kërkesa të drejta dhe shumë të nevojshme” – PDK e AAK kërkojnë të dakordohet Qeveria me Sindikatën e PK-së

Prishtinë | 03 Mar 2024 | 09:04 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), theksojnë se mospërmbushja e kërkesave ndaj Policisë së Kosovës, është goditja më e rëndë që i bëhet atyre. Ndërsa i quajnë kërkesa të drejta dhe shumë të nevojshme, raporton Ekonomia Online.

Ata shprehen skeptikë se një marrëveshje me Sindikatën do të arrihet së shpejti, ndërsa akuzojnë se po mashtron me kërkesa e Policisë.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për Ekonomia Online se institucionet përgjegjëse duhet të ulen me Sindikatën e Policisë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Qalaj thotë se kërkesat e ish-kolegëve të tij janë të drejta, ndërkaq kërkon që të njëjtat të realizohen sa më shpejtë.

“Ne vazhdimisht ne po dëgjojmë edhe nga sindikata e Policisë që nuk ka ndonjë avancim në realizimin e kërkesave të tyre, kërkesave të drejta dhe shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës, realisht është dashur të bëhen shumë takime mes sindikatës dhe Ministrisë së Brendshme, menaxhmentit të Policisë, dhe Qeverisë mënyrë që gradualisht të fillohen të plotësohen kërkesat e Policisë, normalisht gjithmonë një dakordim në mes palëve që janë të përfshira aty. Me sa e pashë një reagim të sindikatës para dy, tre dite ata prisnin që t’i ftoj ministri i Punëve të Brendshme. Nuk kam informacione nëse i ka ftuar apo jo mirëpo mendoj që urgjentisht që duhet të ulen dhe sa më shpejtë që është e mundur të fillojnë realizimin e plotësimit të kërkesave”, thotë Qalaj.

“Policia jonë ka nevoja të shumta, nevoja të arsyeshme, si në aspektin logjistik, si në aspektin e pajisjeve të ndryshme si në aspektin e përmirësimit të kushteve të punës e po ashtu edhe te çështja e mirëqenies tyre, pra çështja e pagave, prandaj është urgjentë që policia, ministri i Brendshëm, menaxhmenti e sindikata të gjithë palët pra Qeveria të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për kërkesën e policeve”, u shpreh Qalaj.

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, qasjen ndaj Policisë së Kosovës e sheh si goditjen më të rëndë ndaj institucionit të sigurisë. Shprehet skeptik se do të plotësohen kërkesat e tyre.

Lekaj e quan mashtruese Qeverinë Kurti, duke theksuar se “me mashtrime ka ardhë dhe me mashtrime do të shkoj”.

“Po sa i përket kërkesave të Sindikatës së Policisë janë legjitime të pranueshme dhe të arsyeshme. Ajo që vlen të theksohet me këtë qeveri nuk pritet që të realizoj as takime as dialog social sepse e kemi parë që këto tri vite dhe mendoj që kjo është goditja më e rëndë që i bëhet uniformës së Kosovës prej atyre që 24 orë janë për të ofruar siguri për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të injorohen këtë mënyrë nga qeveria dhe ministria përkatëse, është e pakuptimtë, mendoj që ata me të vërtete kanë mbetur të vetmuar dhe nuk do t’i realizojnë kërkesat e tyre, sepse kjo qeveri është mashtruese me mashtrime ka ardhur dhe me mashtrime do të shkojë”, thotë Lekaj.

Të ngjashme