Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllimin ekstradimin e tij në shtetin Austriak.
Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit të Kosovës të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
Adriatik Shala, 30 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K. Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri, transmeton “Panorama”.
Autoritetet e drejtësisë Linz, Austri, me vendim Nr. 1St 25/15h, datë 16.03.2018, kanë lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar ndaj shtetasit Adriatik Shala, për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Kërcënim i rrezikshëm”, parashikuar nga 127, 129, dhe 105 të Kodit Penal Austriak.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.