Disa net më parë, Ermal Mamaqi së bashku me disa personazhe tjera, si Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Ed Manushi, Flori Gjini e Agron Llakaj, kishin qenë mysafirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Një shaka e Ermalit që u vazhdua nga Salsano, e ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj në prezencë të Donald Veshajt, kishte shkaktuar mërzitjen e këngëtares, e cila vendosi edhe të mos ishte pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët, ku do të takohej me partnerin e saj që ndodhet brenda shtëpisë.
Mamaqi kishte reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar falje, ndërsa në videon e shpërndarë në Instagram, mes tjerash thoshte: “Fakti që ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është”, ndërsa i kërkonte Trixës që të shkonte në darkë.
Derisa mungoi reagimi i Beatrix, në komente ka reaguar Anxhelina Hadërgjonaj, kushërira e saj, e cila ka thënë se protagonistja nuk është prekur nga shakaja e Ermalit, por e Salsanos dhe nga qeshja e banorëve të tjerë që i konsideronte të afërt.
“Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson)”.
“Por, është prekur nga batuta pa lidhje e zotëri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt”.
“Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të 95′. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka duruar!”, shkruan në komentin e Anxhelinës.