Kërkohet funksionalizimi sa më i shpejtë i Qendrës Multifunksionale në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:22 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar funksionalizimin sa më të shpejtë të mundshëm të Qendrës Multifunksionale.

Ai ka kërkuar nga stafi i kësaj qendre që të krijojnë kushte maksimale për kryerjen e obligimeve që kanë marrë përsipër dhe obligimeve për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët që i kërkojnë ato.

“Ky objekt kaq i bukur dhe kaq funksional duhet të jetë gjithnjë në shërbim të qytetarëve , sepse për ta edhe është ndërtuar. Ju duhet të keni mirëkuptim dhe gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e kërkuara nga qytetarët, si dhe të përkujdeseni maksimalisht për mirëmbajtjen e hapësirave Brenda dhe jashtë qendrave”, ka thënë Bahtiri, sipas njoftimit nga komuna e Mitrovicës.

Bahtiri po ashtu kërkoi nga stafi i qendrës që te përgatisë planin e shfrytëzimit të hapësirave dhe të kërkesave për pajisjet dhe mjetet e nevojshme për funksionalizimin e plotë të të gjithë sektorëve që ofrojnë shërbime për qytetarë.

Ai theksoi nevojën e domosdoshme që të përgatitet plani për shfrytëzimin e pishinave nga institucionet e arsimit të komunës, ashtu që secili institucion të ketë kohën e vet të nevojshëm për shfrytëzimin e pishinave me qëllim që nxënësit të mësojnë notin, duke sugjeruar që për këtë qëllim të angazhohen edhe stafi profesional.

Në fund të njoftimit, theksohet se Bahtiri ka pasur disa vërejtje në kryerjen e punëve, “për çka urdhëroi stafin menaxhues që të marrë masa për evitimin e mangësive, duke ju drejtuar kryesve të punës për të bërë këtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme