Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet S.O., ndërsa për të pandehurin E.O. ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak.
Sipas Prokurorisë, ndaj dy të pandehurve ekziston dyshimi i arsyeshëm se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisi”.
Në kërkesat e Prokurorisë thuhet se të pandehurit dyshohet se gjatë vitit 2026, në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, kanë kultivuar bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.
Për masat e kërkuara ndaj dy të pandehurve do të vendosë gjykata kompetente.