Kërkohet paraburgim ndaj avokatit që mori para me premtimin se do t’i korruptonte gjyqtarët

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.J., për shkak se dyshohet që i njëjti në cilësinë e avokatit mbrojtës të një pale ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, me premtimin që këto para t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga i pandehuri.

Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit më 08.06.2023, pas veprimeve hetimore të ndërmarra ndaj tij.

Bëhet e ditur se prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në plotni këtë rast.

Të ngjashme