Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj të pandehurit E.M., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Prokurorisë, më 11 gusht, gjatë një kontrolli policor në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur 2.71 gramë kokainë. Gjatë bastisjes në banesë, […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj të pandehurit E.M., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, më 11 gusht, gjatë një kontrolli policor në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur 2.71 gramë kokainë. Gjatë bastisjes në banesë, janë sekuestruar gjithsej 385.71 gramë substancë e dyshuar si kokainë, pajisje për paketim dhe një armë e tipit Zoraki me karikator.

E.M. ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa ndaj tij janë ngritur hetime për veprat penale të shitblerjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Të ngjashme