Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për gardianin që tentoi të fuste narkotikë në Dubravë

Kërkohet paraburgim për gardianin që tentoi të fuste narkotikë në Dubravë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për S.D., zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili dje u arrestua nën dyshimin se tentoi të fuste substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Prokuroria Themelore në […]

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për S.D., zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili dje u arrestua nën dyshimin se tentoi të fuste substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë”, tha ai.

SHKK dje tha se rër rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.

Të ngjashme