Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e marrëdhënieve seksuale brenda familjes. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj. Ndryshe, policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar të premten në fshatin Plemetin të Obiliqit dhe i njëjti ishte dërguar […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e marrëdhënieve seksuale brenda familjes.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ndryshe, policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar të premten në fshatin Plemetin të Obiliqit dhe i njëjti ishte dërguar në mbajtje.

“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES- Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

Të ngjashme