Kërkohet paraburgim për veprën penale “Dhunimi”

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit  D.SH., i cili gjendet në ndalim që nga data 10 Tetor 2019, transmeton Ekonomia Online.

Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 04.06.2019, në Kaçanik, përkatësisht në shtëpinë e tij, i pandehuri  D.SH.,  e ka keqpërdorur seksualisht, të dëmtuarën- e mitur, XH.D., e moshës nën 16 vjet, me ç’rast do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme