Kërkohet përfshirje më e madhe e fëmijëve me aftësi të veçanta nëpër shkolla

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 11:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, ka mbajtur konferencën e parë nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Në tërësi janë tri konferenca, të cilat do ta adresojnë çështjen e ofrimit të shërbimeve cilësore për garantimin e gjithëpërfshirjes në shkolla, me fokus përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Petrit Tahiri, anëtar i Bordit Drejtues në KOMF dhe kryesues i gripit tematik për arsim, tha se të gjeturat e këtij indeksi konstatojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara është janë kategoria më e margjinalizuar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Dëshirojmë që t’i mbledhim rekomandimet në një dokument apo forma tjera dhe t’i adresojmë. Qëllimi i kësaj konference është adresimi i këtyre rekomandimeve në vendin e duhur”.

Ai shtoi se qëllimi i takimit është ta mundësojë sjelljen e qëndrimeve të akterëve kyç në nivel qendror dhe lokal, lidhur me gjendjen aktuale të përfshirjes në shkolla të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe kuadrit pedagogjik në dispozicion, në mënyrë që arsimi të jetë gjithëpërfshirës dhe cilësor.

Deputetja Arbërie Nagavci, e cila është anëtare e Komisionit parlamentar për Arsim, tha se korniza ligjore është relativisht e mirë, por implementimi në praktikë i këtyre ligjeve, sipas saj, fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar, raporton EO.

“Është shumë e rëndësishme të mos dekurajohemi, por të vazhdojmë punën për zbatimin në praktikë të tyre. Rekomandimet e indeksit që do të prezantohen janë shumë konkrete dhe do të kërkojmë angazhimin e secilit prej nesh qe të avancohet pozita e tyre dhe të krijohet qasja e tyre në punësim”.

Udhëheqësja e divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçantë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Lulavere Kadriu –  Behluli, u shpreh se shpesh herë raportet e organizatave u ndihmojnë në punën e tyre.

Ajo vlerësoi se ende kanë shumë punë për të bërë që fëmijët dhe prindërit të jenë të kënaqur me atë që ofron ministria.

Por, kjo sipas saj, kërkon kohë sepse legjislacioni që kanë hartuar jo gjithëherë ndihet te fëmijët, sepse vlerëson se ka nevojë për mekanizma për implementimin e tyre.

Zyrtarja e Ministrisë së Arsimit bëri të ditur se janë duke punuar në mekanizmin për krijimin e ekipeve vlerësuese, të cilat do ta bëjnë vlerësimin e nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër shkolla.

“Viteve të fundit jemi përqendruar në mekanizmat, dhe një nga mekanizmat që në qershor do ta përfundojmë janë ekipet e vlerësuara. Këto instrumente që do të përdoren në bazë shkolle presim që do ta përmirësojë gjendjen e vlerësimit të nevojave të fëmijëve me nevoja të veçanta”.

Kadriu – Behluli tutje theksoi se do të sigurojnë buxhet shtesë për shkollat, varësisht numrit të fëmijëve nga kjo kategori.

“Shkollat nuk kanë marrë asnjë buxhet shtesë për fëmijët me nevoja të veçanta. Intervenimi që jemi duke e bërë me formulën e re të financimit do të sigurojë buxhet shtesë varësisht nga numri i fëmijëve me nevoja të veçanta. Është shumë me rëndësi që të kalojë nëpër institucione sepse do të rritet kostoja e buxhetit për arsimin”.

Ajo deklaroi se prioritet i tyre është edhe punësimi i mësuesve asistentë nëpër shkolla.

Zyrtarja nga sektori i arsimit në UNICEF, Kozeta Imami, tha se vazhdimisht kanë përkrahur KOMF-in përmes projekteve të ndryshme në fushën e të drejtave të fëmijëve.

“Të dalim me prioritete që do të na ndihmojnë dhe të kontribuojmë në realizimin e plotë të të drejtave të fëmijëve”.

Ky projekt është financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në vendin tonë.

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more people, people sitting and indoorImage may contain: 10 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 7 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people sitting and indoor

Të ngjashme