Organizata ndërkombëtare Amnesty International u bëri thirrje liderëve botërorë që të bëjnë presion mbi Turqinë, për të liruar gjashtë aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët Ankaraja i ka arrestuar me akuza se u kanë ndihmuar “grupeve terroriste”.
Duke pretenduar se Turqia është gjithnjë e duke u bërë një “shtet mohues”, John Dalhuisen, drejtor për Evropë i Amnesty International, tha për AFP se akuzat kundër aktivistëve, duke përfshirë edhe drejtorin e kësaj organizate për Turqi, janë natyrisht absurde.