Kërkohet që Këshilli i Shkencës të jetë i depolitizuar – Pupovci fton deputetët të bashkëpunojnë

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 10:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, raporton Ekonomia Online.

Për ta prezantuar propozim-vendimin e Qeverisë, para anëtarëve ishte zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, duke  shtuar se Kosova nuk ka Këshill që nga viti 2011 dhe se programi ka skaduar në vitin 2015.

“Në bazë të nenit 43 të Ligjit për veprimtarinë kërkimore, është propozuar Këshilli Kombëtar i Shkencës. Është një trup profesional për kërkime shkencore, prej 15 anëtarëve, duhet të sigurohet përfaqësimi adekuat i të gjitha autoriteteve shkencore. Pas shqyrtimit të aplikacioneve ministrja ka bërë propozimet dhe është bërë në bazë të fushave të kërkimit në 6 fusha”.

“Kosova nuk ka Këshill që nga viti 2011 dhe programi ka skaduar në vitin 2015, pra as program nuk kemi. Ministrja e Arsimit ka propozuar përbërjen”, tha Pupovci. 

Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj kërkoi që anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës të jenë të depolitizuar.

“Më vjen mirë që më në fund do të emërohen Këshilli kombëtar shkencor dhe e di që janë të emërues politik por që kërkoj që të punojnë siç është shkenca, një fushë e rëndësishme dhe kërkojmë që të depolitizohet shkenca”.

“Nga e kaluara e kemi një eksperiencë të keqe, jo pse Kosova nuk ka shkencëtar por që nuk kemi arritur t’i përkrahim. Për neve si komision do të jetë një punë në përcjelljen e tyre dhe shpresoj që mos të jetë i varur nga politika”, tha ajo.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, kërkoi që ky komision t’i ketë CV-të e gjithë kandidatëve që kanë aplikuar në këtë Këshill.

Të njëjtën e kërkoi edhe anëtarja tjetër, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, raporton EO.

E zëvendësministri Pupovci, tha se do t’i sjellin ato, por që kërkoi t’i jepet përkrahje këtij Këshilli.

“Ne anëtarët ia propozojmë qeverisë, e qeveria, kuvendit. 29 kandidatë janë nominuar dhe i sjellim të gjitha emrat. Dhe një gjë ju lutëm që ju si komision t’i jepni përkrahje këtij Këshilli. Është thelbësorë që ta këta një përkrahje nga Komisioni”, tha Pupovci.

Të ngjashme