Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet që policia dhe QS tu bëjnë zgjidhje studentëve që ua janë vjedhur gjërat në konvikte

Kërkohet që policia dhe QS tu bëjnë zgjidhje studentëve që ua janë vjedhur gjërat në konvikte

Organizata studentore, Paqja Studentore, ka reaguar përmes një komunikate për situatën e fundit të krijuar në Qendrën e Studentëve meqë rast disa studentë janë ankuar se po u mungojnë gjërat e tyre. “Me vendimin zyrtar të Qendrës të Studentëve më 15.5.2020, studentëve iu mundësua që t’i tërheqin nga dhomat e tyre të gjitha gjësendet që […]

Organizata studentore, Paqja Studentore, ka reaguar përmes një komunikate për situatën e fundit të krijuar në Qendrën e Studentëve meqë rast disa studentë janë ankuar se po u mungojnë gjërat e tyre.

“Me vendimin zyrtar të Qendrës të Studentëve më 15.5.2020, studentëve iu mundësua që t’i tërheqin nga dhomat e tyre të gjitha gjësendet që i kishin lënë prej dy muajsh. Sot, më datë 18.5.2020, ditë e hënë, sipas orarit zyrtar të paraqitur nga QS-ja, tërheqja e gjësendeve do të bëhej për studentët banues të Konvikteve III dhe VIII. Pas tërheqjes së gjësendeve të tyre, dhjetëra studentë kanë paraqitur ankesat e tyre që gjësendet e tyre personale, si: veshjembathje, kursime të parave etj, janë duke munguar ose janë dëmtuar plotësisht”, thuhet në komunikatë.

Në këtë situatë Paqja Studentore i ka bërë thirrje Qendrës së Studentëve dhe Policisë së Kosovës që të kontaktojnë me të gjithë studentët që janë dëmtuar dhe së bashku me ta t’i identifikojë dëmtuesit/vjedhësit eventualë të gjësendeve të tyre.

“Paqja Studentore i konsideron këto veprime vulgare si dhe të papranueshme që u janë bërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, që banojnë në Qendrën e Studentëve”, përfundon komunikata.

https://www.facebook.com/paqjastudentore/posts/10158322368806668

Të ngjashme