Qendra “Multimedia” ka organizuar panel diskutimi me temën “Gjeografia kulturore e Ballkanit Perëndimor”, në të cilin u diskutua mbi atë se sa bashkëpunues jemi në rajon në aspektin kulturor.
Sasha Iliq, sektori i pavarur kulturor në Serbi, tha se në ish-Jugosllavi kishte një energji pozitive në fushën e sferës kulturore, raporton EkonomiaOnline.
“Është e vështirë të implementojnë projekte të tilla si kjo sot. Në ish jugosllavi kishte një energji pozitive në fushën e sferës kulturore. Ajo energji është humbur diku, sidomos kur bie fjala për Serbinë,” tha Iliq.
Sipas tij, politika nuk duhet të kontrollojë fushën e kulturës.
“Kemi humbur atë ndjenjën e kulturës, të artit. Mes ndjekjes së Millosheviqit dhe këtë të Vuçiqit, ne nuk kemi më ngjarje. Provojmë të shohim se si të kthehemi prapa të shohim të kaluarën dhe të nuk shohim përpara”.Si praktikë kulturore, kur flasim për të ardhmen, besoj se ajo lidhje mes kombeve duhet të ndodhë që të ndryshojnë këtë që politika mos ta kontrollojë kulturën. Është e rëndësishme t’i përmirësojmë lidhjet mes kombeve që të stabilizojmë gjendjen kulturore. Nëse i intervistojmë politikanët tanë që punojnë për kulturë, thua t’i se janë shumë evropian, por nëse e sheh seriozisht, shohim se ky është skandal publik.”
Drita Llolla, nga shoqëria civile tha se nuk ka buxhet që i dedikohet zhvillimit kulturor.
“Kemi punuar në dy veprime. E kemi nisur me aktivizimin kulturor dhe aktiviteti jonë i parë ka qenë organizimi i një festivali të filmit. Ideja ka nisur nga një dëshirë për të bërë atë ndryshimin kulturor që është i rëndësishëm jo vetëm për nivelin lokal por është nevojë e ndryshimit të popujve qe të pranojmë njëri tjetrin dhe të mos stereotipizojmë njëri- tjetrin. Që nga 90′ pak a shumë historitë janë të njëjta. Kemi adresuar problemin se në nivel lokal nuk kemi zhvillim kulturor. Ekzistenca e kësaj hapësirë ku promovohet komunikimi nder kulturor,” është shprehur Llolla.
“Mbështetje patëm nga qeverisjet lokale, organizatat turistike dhe ambasada amerikane. Nuk kemi buxhet që i është dedikuar zhvillimit kulturor. Rreth 20 mijë euro u shkojnë OJQ-ve. Mirëpo këtë vit janë hequr edhe disa nga këto”.
“Jam optimiste sepse nëse flasim për hapje mbyllje kapitujsh, unifikimi ligjeve tona me ato evropiane nënkupton miratimin e fondeve të tilla, dhe ligjet evropiane nuk lejojnë diskriminim në ndarje të fondeve ndaj OJQ-ve”.
“Nëpërmjet promovimit të vlerave të njëri tjetrit kjo mund të jetë pikënisje për një bashkëpunim real. Është një ndryshim kulturor gjithëpërfshirës që duhet të ndryshojë”.
Ares Shporta, panelist, vlerëson se në fokus duhet të jetë e ardhmja dhe jo e kaluara e Ballkanit Perëndimor, raporton EO.
“Kinemaja në Prizren ka qene gati për 70 vjet si një ndër më të vjetrat e ish-Jugosllavisë, ku ka mbledhë shumë njerëz në një qytet me 70 mije banorë”.
“Statusi i saj ka mbet në ajër, ka qenë ndërmarrje shoqërore edhe pas lufte nuk ka pas vend për ta. Dhe ka dal nga fokusi i institucioneve pasi që ka qenë një objekt komunist.”
“Kultura kryesisht lidhet me rininë dhe fokusi nuk është me u marrë me të kalumen, po me të ardhmen, përmes planit të veprimit në Ballkanin Perëndimore të mbështesin kulturën edhe raportet e bashkëpunimit të rininë në sport, kulturë.”
Ai ka thënë se ka probleme edhe mes shteteve për shkak të pengesave që paraqet edhe BE.
“Këtë se shohim vetëm në diskursin e BE por edhe kur po duam të bashkëpunojmë me këto shtete”.