Kërkohet të paraburgoset rreshteri policor që dyshohet për dhunim

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Pejë​ ka kërkuar paraburgimin e rreshterit policor nga Peja G.L., i cili po dyshohet për tri vepra penale : “dhunim”, “shantazh” dhe “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë thotë se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje penale.

Të ngjashme