KES diskuton për pagën minimale dhe kontratën kolektive

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 19:03 | Nga

Këshilli Ekonomik Social (KES), në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr.09/2013 për kriteret dhe procedurat e përcaktimit të pagës minimale në Kosovë.

Komisioni profesional për Ekonomi, Financa dhe Privatizim u ngarkua që të nis punën për dhënien e propozimit për shumën e pagës minimale sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim.

Ky propozim, pas shqyrtimit nga ana e KES do të dërgohet në Qeveri për miratim.

Me propozim të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryesues i KES-it për këtë vit, u vendos që menjëherë pas festave të fundtvitit të angazhohet komisioni për Legjislacion trepalësh që të fillojë punën për hartimin e marrëveshjes së re kolektive.​

Në mbledhjen e sotme, KES miratoi vendimet e Komisioneve Profesionale të KES me emrat e rinj të propozuar nga partnerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme