KESCO për faturat e larta: Bëhet fjalë për dy shërbime, furnizim me energji elektrike dhe ngrohje

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

KESCO ka lëshuar një tjetër sqarim lidhur me ankesat e qytetarëve për fatura të larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor.

Sipas tyre 400 mijë konsumatorëve u janë lexuar njehsorët ku 86 përqind pre tyre thuhet se kanë pranuar faturë nën 100 euro.

KESCO ka thënë se nga 14 përqind e atyre që fatura u ka ardhur mbi 100 euro janë “për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”.

“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër. Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje. Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”, thuhet në njoftimit e KEDS.

Ndërsa, nga ZRrE kanë të hënën për teve1.info kanë thënë se nuk ka rritje të çmimit të tarifave të energjisë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë dyshime të ankohen.

Nga opozita kanë kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet për faturat e muajit dhjetor.

Të ngjashme