Këshilla për t’u ndjekur kur jeni më të rinj, për shëndet të mirë të kockave në të 60-at

Prishtinë | 10 Mar 2024 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Osteoporoza i bën kockat të brishta dhe të dobëta.

Disa këshilla për t’u ndjekur që në të 20-ata apo 30-at tuaja për një shëndet të mirë të kockave në të 60-at:

  • Merrni mjaftueshëm kalcium

Kockat përmbajnë 99.5% të kalciumit të përgjithshëm në trupin tonë.

Burimet e kalciumit: sardelet dhe salmoni, soja dhe tofu, bajamet, djathi, qumështi, spinaqi dhe lëngu i portokallit.

  • Mos harroni vitaminën D

Prodhohet kur ekspozohemi ndaj rrezeve të diellit. E përfshirë në shumë procese, vitamina D është thelbësore për të patur kocka e dhëmbë të shëndetshëm, sepse ndihmon në thithjen e kalciumit.

Burimet e vitaminës D: peshk yndyror si ton dhe salmon, produktet e qumështit, drithëra, mëlçi viçi, djathë dhe vezë.

  • Ruani peshën tuaj normale.

Asnjëherë mos mbani dieta të forta apo me pak kalori dhe mos u përpiqni të ulni shumë peshë në periudha të shkurtra kohore.

  • Kryeni aktivitet fizik

Pas të 30-ave, trupi fillon të humbasë gradualisht masën kockore. Aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm për të patur kocka të shëndetshme për një kohë të gjatë.

  • Mos pini duhan

Nëse nuk mund ta bëni menjëherë filloni duke pakësuar numrin e cigareve që konsumoni në ditë.

  • Kujdes me sasinë e kafeinës

Nëse pini më shumë se 4 filxhanë kafeje, kockat tuaja mund të vuajnë prej saj.

  • Kockat kanë nevojë për Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 nxisin prodhimin e qelizave të kockave të quajtura osteoblastet.

Burimet e Omega-3: peshk yndyror si skumbri, ushqim deti, arra, fara chia.

  • Konsideroni suplemente të kolagjenit

Me kalimin e viteve niveli i kolagjenit në trup zvogëlohet shumë, gjë që mund të çojë në fraktura.

Burimet e kolagjenit: supë me kocka, xhelatinë, speca me ngjyra të ndryshme, agrume, vezë, fara kungulli etj.

  • Konsumoni mjaftueshëm proteina

Marrja e proteinave lidhet drejtpërdrejt me një indeks më të lartë të densitetit të kockave.

Burimet e proteinave: prodhimet e detit, shpendët me mish të bardhë, qumështi, djathi, vezët, fasulet etj.

  • Kufizoni kripën.

Kripa shkakton humbjen e kalciumit, gjë që mund të çojë në eshtra të dobëta dhe të brishta.

Të ngjashme