Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon zgjatjen e embargos ndaj Iranit

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka refuzuar përpjekjen e SHBA-së që të zgjatet embargo i armëve ndaj Iranit, gjersa presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një mbledhje ndaras të udhëheqësve botërorë që të shmanget “konfrontimi”, ngase Washingoni kërcënon që t’i kthehen Teheranit të gjitha sanksionet e OKB-së.

Në votimin e Këshillit të Sigurimit të premten, Washingtoni pat përkrahje vetëm nga Republika dominikane për rezolutën që të zgjatet embargo e armëve ndaj Iranit për kohë të pacaktuar, duke mbetur larg nga minimumi i nëntë votave pro që kërkohen për pranimin e rezolutës, shkruan Al Jazeera.

Njëmbëdhjetë anëtarë të këshillit të Sigurimit që përbëhet prej 15 shteteve, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë, kanë abstenuar, transmeton KOHA.

Rusia dhe Kina kundërshtuan fuqishëm zgjatjen e embargos tashmë 13 vjeçe, të cilit do t’i dalë afati kohor më 13 tetor, i nënshkruar në marrëveshjen nukleare të në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Mike Pompeo, sekretari i shtetit i SHBA-së tha në një deklaratë se “dështimi i Këshillit të Sigurimit që të veprojë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare është e pafalshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme