Këshilli i Sigurimit përballë sot Konjufcën dhe Daçiqin

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara  do të zhvillojë sot një video-seancë ku do të paraqitet raporti i UNMIK-ut për Kosovën.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca në këtë takim virtual nga Prishtina do të përballet me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Sa i përket kësaj mbledhjeje Daçiq i ka thënë Tanjugut se ai përsëri do të tregojë situatën në Kosovë dhe problemet në dialog, i cili u bllokua pas vendosjes së taksës nga autoritetet kosovare në nëntorin e 2018-ës.

Të ngjashme