Këshilltarët gjerman e francez në Kosovës – Arifi: Dialogu drejt fundit, Qeveria të tregohet transparente

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 13:30 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këtë muaj në Kosovë do të vijnë këshilltarët për dialogun Kosovës-Serbi të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.

Profesori i Integrimit Evropian, Dritëro Arifi në një prononcim për Ekonomia Online, tha se vizita e tyrë është sinjal në vitin 2023 dialogu do të jetë më i intensifikuar edhe në aspektin tematik dhe kohor

Por sipas tij, se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë transparencën, duke shtuar se kjo ka krijuar amulli.

“Po kjo është ajo ana pozitive e asaj që ne po mendojmë që dialogu po intensifikohet dita ditës dhe tash po besojmë që në vitin 2023 po shpresojmë që të jetë edhe më intensifikuar, po të jetë edhe më i kornizuar edhe në aspektin tematik edhe në aspektin kohor, sepse po ka zëra të ndryshëm, disa thonë në shkurt, disa thonë në mars”.

“Mandej prapë e kemi një shtyrje të afateve, mandej zoti Lajçak në një prononcim para një jave ka thënë që nëse nuk kemi marrëveshje deri në fund të vitit apo në fillim të 2024-tës atëherë kthehemi në pikën zero. Pra ka shumë paqartësi, ka shumë gjëra që duhet të sqarohet, por Qeveria e Kosovës e ka obligim që ta rritë transparencën e cila deri tash i ka munguar jashtëzakonisht shumë, dhe kjo në një mënyrë po krijon në amulli dhe është shumë vështirë që të analizohen gjërat kur nuk dihet se çka është në tavolinë”.

Arifi tha se po flitet për një marrëveshje që nuk po konsiderohet finale në mënyrë që të krijohen kushtet deri sa Serbia ta pranojë Kosovë.

Profesori Universitar gjithashtu tha se ShBA-ja dhe BE-ja janë të interesuar që të ulen konfliktet në këtë pjesë të Ballkanit, raporton EO.

“Nuk ka marrëveshje finale, pra këtë e kanë thënë edhe ShBA-të po edhe disa vende të BE-së po thonë që kjo nuk është marrëveshje finale, kjo është një gjysmë marrëveshje. Pra këtu vetëm pajtohen që për të ecur tutje, nuk ka pajtim për asgjë në kuptimin e njohjes reciproke, pra një pajtim që mos ta pengojë njëra-tjetrën. Po themi kushtimisht ta pranojë një realitet, mirëpo ajo njohja në qendër nuk është në këtë marrëveshje. Ky është vetëm qëllimi që për të ecur tutje, pra deri në një fazë tjetër, derisa të krijohen kushtet kinse për ta njohur Serbia Republikës e Kosovës”.

“Unë po mendoj që të dyja janë të gatshme, por kjo gjysmë marrëveshje nuk është që do të zgjidh shumë punë, por kjo do ta qetësojë situatën ky është fakt dhe mandej të shohim se si palët do të sillen mbi këtë situatë të re. Normalisht që ShBA-ja shumë e interesuar, por edhe BE-ja që të qetësohet situata sepse rreziku është eminent sidomos nga shpërndarja e konfliktit në Ukrainë dhe shpërndarja e konfliktit në Ballkan do të jetë më e rrezikshme se sa në Ukrainë sepse këtu mund të kyçen shumë shtete në një konflikt, ku edhe po flasim për shtete siç janë anëtare të NATO-s, pra që nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, pra janë vende të NATO-s dhe kjo mund ta komplikojë komplet situatën në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në vizitën e parë, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner që e kishin realizuar më 9 shtator të 2022-ës, ata u shoqëruan nga emisari evropian Miroslav Lajçak, kurse kësaj radhe me ta pritet të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të ngjashme