Këshilltari i Hotit thotë se duhet të merren masa radikale për parandalimin e Coronavirusit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Visar Berisha, këshilltar i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë se e përkrahë marrjen e masave radikale në mbrojtje nga Coronavirusi.

Berisha i është mjek me profesion, ka thënë se i përkrahë masat radikale të parandalimit si:  mbyllja e përkohshme e shkollave dhe tubimeve publike, reduktimi i administratës dhe shërbime shëndetësore të përkrahura.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Pse jam për masa radikale?!

Përvoja një mujore ka treguar se atëherë kur Kina ka filluar me masat radikale te izolimit dhe parandalimit të shpërndarjes, numri i te prekurve ka filluar të bie.

Italia dëshmoi se neglizhimi i ndërmarrjes se masave dhe lenja e përballjes vetëm mantelbardhëve, ishte dështim. Ajo tash dy dite ka filluar me karantinën e madhe; mbi 10M banore janë izoluar. Rezultatet do shihen shumë shpejt.

Gjermanet dhe francezet treguan seriozitet dhe kane rezultate mira.

Prandaj, unë përkrah masat radikale të parandalimit si, mbyllja e përkohshme e shkollave dhe tubimeve publike, reduktimi i administratës dhe shërbime shëndetësore të përkrahura.

Të ngjashme