Artan Murati, Këshilltari ligjor i u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, ka sqaruar se punëtorët që operojnë në Kuvendin e Kosovës janë punonjës të kompanisë së kontraktuar, e jo të Kuvendit.
Këto komente, Murati i ka bërë pasi deputetja nga radhët e AAK’së, Teuta Haxhiu, e akuzoi Osmanin për investime të gabuara dhe keqtrajtim të punëtorëve “që po sillen në Kuvend”.
Postimi i tij i plotë:
Sot u dezinformua publikisht ne Kuvend.
E para, shpenzimet per ndertimin e aneksit te nderteses se Kuvendit derivojne nga marreveshja(kontrata) e legjislatures paraprake, pra nuk jane kontrata/shpenzime te ketij mandati.
E dyta, punonjesit qe jane te angazhuar ne punimet e aneksit te objektit te Kuvendit jane punonjes te kompanise se kontraktuar, jo te Kuvendit. Keto pretendime do te trajtohen urgjentisht dhe me seriozitet te larte.
Perndryshe, asnjehere nuk eshte shpenzuar me pak se pergjate kesaj legjislature. Raportet e shpenzimeve jane publike. Kush ka dyshime, mund t’i vertetoj menjehere.