Jakup Demiri nga Vetëvendosje, këshilltar në asamblenë komunale të Vitisë, del se kishte marrë fletë-paraqitje për dëmtimin e një pyllit.
Në bazë të fletëparaqitjes që e ka siguruar Periskopi, Demiri akuzohej për prerjen ilegale të 5 metrave dru në një pyll.
“Jakupin e kam taku te vendi i quajtur “Ara e Lomës” me traktor të verdhë të jashtit – në kerr [karrocë] ka pasë të ngarkuar 5 metra dru të përzier – ah, bung, shkozë – me trashësi 15 deri në 20 centimetra,” – thuhet në përshkrimin e kësaj fletëparaqitjeje.
Shpyllëzimi i pyjeve të Kosovës ka qenë një problem i madh por i pasfiduar në vitet e fundit.
Për asamblistin në fjalë është thënë të jetë ndër më të zëshmit në asamblenë komunale të Vitisë.