MPB nuk ka vazhduar lejeqëndrimin ekspertit ndërkombëtar Tienmu Ma, ai obligohet të largohet.
Jeton në Qendër të Prishtinës.
Por qëndrimi në Kosovë, për shtetasin amerikan Tienmu Ma ka marrë fund pa vullnetin e tij.
Kjo për shkak të një vendimi që ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme, me të cilin ish këshilltarit të Kurtit i refuzohet lejeqëndrimi.
Drejtorit i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB, Valon Krasniqi ka thënë për televizionin se rasti po trajtohet në Komisionin për Ankesa.
Ky vendim, ani pse i konfirmuar nga zyrtarë të MPB-së, ende nuk i është dorëzuar Ma-së, e as përfaqësuesit të tij juridik, Tomë Gashit.
Gashi pohon se aktualisht, juristi që ka punuar në cilësinë e ekspertit në raportin për deportimin e gylenistëve po qëndron në banesën e tij në qendër të kryeqytetit.
Në gusht të këtij viti, MPB ka vendosur që të refuzohet lejeqëndrimi i shtetasit amerikan, me arsyetimin se nuk ka respektuar procedurën për aplikim një muaj para skadimit të lejes.
Më tutje, avokati Tomë Gashi, përfaqësues juridik i doktorantit të dy universiteteve prestigjioze, kishte parashtruar ankesë, me arsyetimin se MPB kishte lëshuar një vendim me të cilin shtyheshin këto procedura për shkak të pandemisë.
Këtë ankesë e ka hedhur poshtë Komisioni për Shqyrtim të Ankesave për të Huajt në MPB.
Në shkurt të këtij viti, derisa ishte kryeministër, Albin Kurti, kishte emëruar ekspertin ndërkombëtar, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.