Adriana Matoshi është një prej emrave më të njohur të kinematografisë kosovare, e cila njihet për një numër të madhe rolesh dhe njëherësh ka marrë çmime të shumta.
Ajo është pëlqyer shumë edhe me rolin e Sasës në serialin “O sa mirë”, ndërsa sukseset sa vijnë e i shtohen çdo ditë.
Përmes postimit të fundit, aktorja është bërë nostalgjike për vitet e kaluara, ku solli një fotografi të realizuar plot 17 vite më parë.
“Para 17 vitesh kur ishim të lumtura.”, ka shkruar Adriana sipër fotografisë, ku shfaqet pranë mikeshave të saj e buzëqeshur.
Kujtojmë se aktorja së fundi ka qenë shumë e komentuar pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë me Keith Groeneveld.