Kështu duket fletëgjobitja e paraparë t’u shqiptohet serbëve me targa ilegale në veri

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

As sot nuk do të nis shqiptimi i gjobave për qytetarët serbë që nuk kanë ndërruar targat ilegale në RKS. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta shtyrë vendimin për 48 orë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Qeverisë, gjoba për ata që nuk respektojnë vendimin është në shumën prej 150 eurosh.

Kërkesën e paraqitur mbrëmë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se është i lumtur të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme.

Faza e gjobitjes në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës ishte paraparë të nis nga 21 nëntori, po që ishte shtyrë për një ditë më vonë, për shkak të vizitës së Kurtit të dielën në Bruksel, për një “takim urgjent” që kishte ftuar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas këtij vendimi, nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit, nga 21 nëntori për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pas nga 21 janari do të kemi targa provuese për tre muaj të tjerë deri më 21 prill.

Nga 21 prilli nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme